UBT po kryen përgatitjet finale për Konferencën Ndërkombëtare 2019

15/10/2019

Po bëhen përgatitjet finale për organizimin e edicionit të tetë të Konferencës Ndërkombëtare e UBT-së për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, që çdo vit mbledh mijëra shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës, për të ndarë gjetjet e tyre me komunitetin e shkencëtarëve dhe studentëve kosovarë.

 

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së do të shtrijë aktivitetin në 21 fusha të ndryshme, që do të mbahen njëkohësisht, përfshirë:

  • Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimit;
  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi;
  • Mekatronikë, Inxhinieri e Sistemeve dhe Robotikë;
  • Inxhinieri e Energjisë Efiçiente;
  • Sisteme të Informacionit dhe Siguri;
  • Arkitekturë – Planifikim Hapësinor;
  • Inxhinieri Ndërtimore, Infrastrukturë dhe Ambient;
  • Juridik;
  • Shkenca Politike;
  • Gazetari, Media dhe Komunikim;
  • Shkenca të Ushqimit dhe Teknologji;
  • Shkenca farmaceutike dhe Natyrore;
  • Dizajn;
  • Psikologji;
  • Edukim dhe Zhvillim;
  • Modë;
  • Muzikë;
  • Art dhe Media Digjitale;
  • Stomatologji;
  • Mjekësi e Aplikuar.

 

Për më shumë detaje, klikoni në: https://conferences.ubt-uni.net, teksa pyetjet tuaja shtesë mund t’i dërgoni në: [email protected].