UBT, pjesë e tryezës për bashkëpunim ndërinstitucional të Universitetit të Korçës

18/12/2017

 

Një delegacion nga UBT, i prirë nga rektori, prof. dr Edmond Hajrizi, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Universiteti i Korçës, me ç’rast u pritën nga përfaqësuesit e këtij universiteti, të udhëhequr nga rektori, prof. dr Ali Jashari, me të cilët u diskutuan në mënyrë të detajuar çështjet mbi bashkëpunimin ndërinstitucional.

 

Në këtë tryezë u rishikuan dhe konkretizuan mundësitë mbi forcimin e bashkëpunimit në nivel kombëtar në mes këtyre dy institucioneve universitare, duke pasur në fokus të veçantë bashkëpunimin për marrjen e ekspertizave dhe përvojave të dyanshme në lidhje me programe të ndryshme studimi.


Ky takim vazhdoi me vizitën e realizuar në ceremoninë e hapjes së ekspozitës “Tri lëvizje-një ideal”, që u mbajt me rastin e 20-vjetorit të mbajtjes së protestave studentore të vitit 1997 dhe Lëvizjes Studentore në Kosovë.

 

Këtij takimi i kanë paraprirë disa vizita mes rektorëve të këtyre institucioneve dhe marrëveshjes së bashkëpunimit të arritur mes tyre.