UBT, pikësynim për studime i qindra të rinjve prizrenas

26/04/2019

Në mesin e 65 shkollave nga rajoni, UBT ishte i vetmi institucion i lartë arsimor që mori pjesë në Panairin e Firmave Ushtrimore, që u organizua nga Shkolla e Mesme Ekonomike “Ymer Prizreni” dhe Drejtoria Komunale e Arsimit, në Prizren.

 

Falë punës dhe përkushtimit me të cilin ka punuar UBT përgjatë gjithë këtyre viteve me të rinjtë e Kosovës dhe të rajonit, ka bërë që qindra nxënës që morën pjesë në panair, të shprehin dëshirën për t’u bërë pjesë e UBT-së.

 

Këta studentë të ardhshëm kanë vendosur që interesimin e tyre për studime ta fokusojnë tek UBT, duke u bindur nga niveli i lartë i mësimdhënies dhe mundësive të shumta për punësim dhe vazhdim të studimeve jashtë vendit me bursa të plota studimi.

 

Me kampusin e UBT-së në qytetin e Prizrenit, studentëve të këtij rajoni i është lehtësuar mënyra e studimit, teksa natyrshëm, cilësia vazhdon të mbetet po ajo e njëjta, nisur nga fakti se shumica e të rinjve të rajonit të Prizrenit që kanë studiuar në UBT, tashmë e kanë gjetur veten në tregun e punës.