Qendra e UBT-së në Prizren vazhdon aktivitetet promovuese me maturantët në Suharekë
08/05/2026Në kuadër të aktiviteteve informuese dhe orientimit në karrierë për maturantët, Drejtori i Qendrës së UBT-së në Prizren, Vehbi Sofiu, realizoi një vizitë në Shkolla Profesionale “Abdyl Ramaj”, ku takoi nxënësit maturantë dhe i informoi ata për mundësitë e studimit në UBT.
Gjatë prezantimit, profesor Sofiu prezantoi programet më inovative që ofron UBT, duke vënë theks të veçantë në ndërlidhjen e studimeve me tregun e punës, zhvillimin profesional dhe mundësitë për avancim në karrierë.
Maturantët u njoftuan me drejtimet akademike që UBT ofron në fusha të ndryshme, përfshirë teknologjinë, biznesin, inxhinierinë, mediat, artin dhe shkencat moderne, si dhe me mundësitë për praktikë profesionale, pjesëmarrje në projekte ndërkombëtare dhe qasje në ekosistemin inovativ të UBT-së.
UBT vazhdon të mbetet i përkushtuar në mbështetjen e të rinjve përmes ofrimit të edukimit bashkëkohor, programeve të avancuara studimore dhe krijimit të mundësive konkrete për zhvillim akademik e profesional.


