UBT përkrah dhe motivon studentët me bursa studimi

11/11/2019

Studentët e UBT-së janë ndër më të suksesshmit në tregun e punës, jo vetëm për cilësinë dhe kriterin e lartë të studimeve, por edhe për shkak të motivimit dhe përkrahjes që institucioni e ka dhënë për studentët përgjatë gjithë viteve të studimeve.

 

Kësisoj, UBT e ndihmon zhvillimin e kuadrove të reja duke ndarë bursa në vlerë prej 1 milion e 400 mijë eurosh për studentët e vet. Kurse, studentët tanë na shpërblejnë më së miri, duke u përgatitur profesionalisht dhe duke gjetur punë gjatë ose menjëherë pas përfundimit të studimeve.

 

Të gjithë studentët, të cilët gjatë një viti akademik kanë arritur minimumi notën mesatare 9.0, por edhe ata që i takojnë kategorive të parapara me rregulloren e institucionit, kanë qenë dhe do të jenë përfitues të bursave institucionale.

Kështu, UBT ka ndihmuar dhe lehtësuar edhe barrën që rëndon familjet kosovare për shkollim të fëmijëve, me ç’rast falë këtyre bursave familjet kosovare kanë kursyer afro 1 milion e gjysmë euro, duke bërë kështu më të lehtë dhe më motivues studimin për studentët e vet.

 

Përveç bursave, UBT i ka ndihmuar qindra studentë që të pranohen dhe të vijojnë studimet nëpër universitet më prestigjioze ndërkombëtare, prej ku po kthehen me kompetenca të larta dhe me dëshirë të madhe për të dhënë kontribut për Kosovën.