UBT përfaqësohet në takimin e partnerëve të projektit “BESTSDI – Shkolla Verore e Splitit”

29/06/2018

Udhëheqësi i Shkollave Profesionale në UBT, Blerton Abazi po merr pjesë në takimin e partnerëve të projektit “BESTSDI – Shkolla Verore e Splitit”, që është duke u mbajtur në Splint të Kroacisë.

 

Në Shkollën Verore të Splitit, Abazi po prezanton përvojat e UBT-së në ofrimin e shkollimit profesional dhe mësimit gjatë gjithë jetës (Long Life Learning).

 

Ai ka prezantuar metodat se si zhvillohet edukimi profesional, partnerët ndërkombëtarë me të cilët UBT ka bashkëpunim, teksa paraqiti edhe ngjarjet që shkollat profesionale i shënojnë gjatë vitit.

 

Abazi është shprehur se shkollat profesionale në UBT tërheqin qindra të interesuar, pasi që karakteristikë e këtyre shkollave është mënyra unike dhe efektive e të të mësuarit në profile të ndryshme.

 

Duke qenë kështu, ligjëruesi Blerton Abazi ka bërë të ditur se UBT është e gatshme që në kuadër të projektit “BESTSDI”, t’ju ndihmojë partnerëve në udhëheqjen e edukimit profesional dhe në krijimin e syllabusëve dhe materialeve tjera, me qëllim të zhvillimit të fushës së arsimit profesional në mënyrë cilësore.

 

Projekti “BESTSDI”, partnere e së cilës është edhe UBT-ja, ka për qëllim adaptimin e kurrikulave aktuale, si dhe krijimin e kurrikulave të reja për infrastrukturën e të dhënave hapësinore, pjesë e së cilës janë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përshirë edhe partnerë nga Bashkimi Evropian.

 

Në muajt në vazhdim, UBT në kuadër të këtij projekti, do t’i bëj përgatitjet për organizimin e aktiviteteve të tilla edhe në Kosovë, që do të jenë të parat e këtij karakteri në vend.