UBT partneri kryersor i Konferencës “Dita kur hakimi është legal”

11/01/2016

9 janar. – UBT  është partneri kryersor i Konferencës “Dita kur hakimi është legal”, e cila do të organizohet më 18 janar 2016, në hotelin Emerald në periferi të Prishtinës.

Konferenca mbahet nën patronaazhin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe në përkahje nga disa institucione të tjera të Republikës së Kosovës.


Konferenca i zhvillon punimet në tri sesione:

Në sesion e parë do të marrin pjesë rreth 20 ekspertë me ndikim shumë të madh në Sigurinë Kibernetike dhe Privatësinë, të ndarë në katër panele me temat për Krimin Kibernetik, Sigurinë Financiare Kibernetike, Sigurinë Nacionale Kibernetike dhe Privatësinë.


Në sesionin e dytë, në aktivitet paralel brenda konferencës do të zhvillohet edhe sesioni punues “Dita kur hakimi është legal”, ku Hakerë Etik për 8 orë radhazi do të provojnë që të qasen në ueb sajte të autorizuara, dhe për çdo gabim që ata gjejnë do të shpërblehen.


Sesioni i tretë do të përbëhet nga Agjencitë për zbatim të Ligjit nga Kosova dhe Regjioni. Njerëz të ftuar nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Kroacia, Policia nga UK, Kompani Telekomunikuese, Agjencitë Nacionale, CERTS Nacionale, njësitë e Krimit Kibernetik nga vendet e cekura më lart. Produktet e fundit që kanë të bëjnë me Analizën e të dhënave të mëdha, monitorimin e rrjeteve sociale, Dekriptimi SSL etj.

Për më shumë, shih:

 

http://cybersecurity-privacy.com/