UBT partnerë me shumë kompani dhe universitete prestigjioze ndërkombëtare në projektin “Work-Life-Flow”

07/04/2021

UBT i është bashkuar nismës së Universitetit të Barcelonës në projektin “Work-Life-Flow”, kështu duke shtuar listën e partneriteteve të shumta që UBT si institucion i arsimit të lartë ka me shumë universitete prestigjioze ndërkombëtare.

 

Synimi i këtij projekti është që të nxisë një rrjedhë pozitive të punës dhe jetës në periudhën pas COVID-19 duke iu referuar ekuilibrit dinamik midis roleve profesionale dhe sociale të një individi, duke i dhënë shtysë zotërimit të një rrjedhe të shëndetshme pune dhe jetese, në mënyrë që të ketë një performancë efektive të punës.

 

Ky projekt do të zbatohet nga katër partnerë të institucioneve të arsimit të lartë, si dhe tre partnerë biznesi, të cilët kanë ekspertizë, njohuri dhe përvojë në fushat përkatëse.

 

Projekti “Work-Life-Flow”është projekt i financuar nga Komisioni Evropian dhe në këtë projekt marrin pjesë shumë universitete dhe kompani prestigjioze si: Universitat de Barcelona (Spanjë), Universidade de Coimbra (Portugali), IBK Management Solutions (Gjermani), Waterford Institute of Technology (Irlandë), Irish Work Study Institute Ltd (Irlandë),dhe Eskilara S. Koop Txikia (Spanjë).