UBT, partner në projektin më të madh të Erasmus+ për energji

23/01/2018

 

Një delegacion i UBT-së, i përbërë nga rektori, prof. dr Edmond Hajrizi, nga drejtori për Çështje Akademike, Valmir Hoxha,përgjegjësja për Fakultetin e Inxhinierisë së Energjisë, Ines Bula dhe përfaqsues i zyrës së projektëve të UBT-së, Naim Preniqi kanë marrë pjesë në takimin e përbashkët me partnerë ndërkombëtarë, si pjesë të projektit: “Tregjet e Energjisë Elektrike dhe Arsimi Inxhinierik”, në kuadër të programit Erasmus+.

 

Takimi u mbajt në Greqi dhe morën pjesë 16 partnerë nga rajoni, Evropa Juglindore dhe shumë partnerë të vendeve të BE-së, të cilët së bashku adresuan nevojat e ngritjes së kapaciteteve të reja, për t’ju përshtatur nevojave të tregut, teksa u shkëmbyen edhe mundësitë për bashkëpunime të reja në fushën e shkëmbimit të stafit dhe studentëve ndërmjet partnerëve të këtij projekti.

 

Projekti “Tregjet e Energjisë Elektrike dhe Arsimi Inxhinierik”, do të sjellë risi në fushën e Energjisë, ku UBT tanimë ka programe dhe përvojë në zhvillim të mëtejmë të kësaj fushe, dhe në këtë mënyrë, do të kontribuojë në zhvillim të gjithmbarshëm të vendit dhe rajonit, përmes programeve të reja që do të zhvillohen në kuadër të këtij projekti inovativ për rajonin.