UBT partner i webinarit “Realiteti Klimatik për Kosovën”, trajnimi mbahet më 12 dhjetor

08/12/2020

 

UBT, në bashkëorganizim me EcoZ, Sustainability Leadership Kosova, Climate Action Network Europe (CAN Europe), The Climate Reality Project Europe, do të mbajnë webinarin “Realiteti Klimatik për Kosovën”, më 12 dhjetor 2020.

 

Kriza klimatike nga moti ekstrem, ndotja e ajrit, thatësia dhe ndikimi në shëndet, janë vetëm disa nga çështjet me të cilat do t’i zhvillojë punimet ky trajnim.

 

Konkretisht, në këtë trajnim do të marrin pjesë palët e interesuara për të rritur ndërgjegjësimin për krizën klimatike dhe për trajtuar rrënjësit ndryshimin e klimës në Kosovë. Webinari do të mbledh folës vendor dhe ndërkombëtar, ku edhe do të japin konkluzionet e tyre për zgjidhje globale të krizës së klimës dhe si Kosova mund të kontribuojë në këtë aspekt.

 

Trajnimi do të mbajë punimet me fillim nga ora 10:00-12:00, teksa do të përcjellët me përkthyes në gjuhën shqipe, angleze dhe në gjuhën serbe.

 

Për të ndjekur punimet e këtij trajnimi, të interesuar duhet regjistrohen këtu:

https://climatereality.zoom.us/…/WN_Iz5bLM_qT7ScT6kQ0FgBBQ