UBT partner i Microsoft për programin Dreamspark

30/07/2014

 

Të nderuar Student dhe Staf i UBT-së për herë të parë në Kosovë Institucioni ynë është partner i kompanisë Microsoft në programin DreamSpark.

 

DreamSpark është një Program antarsimi i Microsoft -it që mbështet arsimin teknik, duke siguruar qasje në softuer që i përkasin kompanisë Microsoft për mësim, mësimdhënie dhe qëllime kërkimore.

 

UBT ka siguruar abonimin Premium që mundësohet për Institucione Akademike nga programi DreamSpark i Microsoft-it për të gjithë Studentet dhe Stafin akademik .

 

Të gjithë studentët dhe stafi akademik i institucionit më të madh të arsimit të lartë do të kenë mundësi shfrytëzimi të këtij Programi pa pagesë.

 

Softuerë të të gjitha kategorive duke përfshirë këtu Sistemet Operative, Veglat për Zhvillim, Serverët dhe programet e ndryshëm aplikativ e që në tërësi janë 197 Licenca do të jenë në shërbimin tuaj duke filluar nga viti ri akademik pa pagesë.

 

Qasja juaj në këtë platformë do të rregullohet nga administrata ku ju do të keni mundësi shkarkimi të Softuerëve dhe marrjes së licencave pa pagesë.

 

UBT tanimë në fushën e Edukimit të lartë është sinonim i Cilësisë dhe Inovacionit.