UBT orienton në karrierë nxënësit e Mitrovicës

25/03/2019

Përfaqësuesit e UBT-së kanë mbajtur sesion informues për nxënësit e Gjimnazit “Frang Bardhi” dhe ata të Sh. Teknike “Arkitekt Sinani”, në qytetin e Mitrovicës.

 

Kjo është bërë me qëllim që studentët e ardhshëm ta krijojnë një pasqyrë të qartë për profesionet e tyre të ardhshme, duke e marrë për bazë talentin e tyre, si dhe lidhjen me nevojat urgjente të tregut vendor e ndërkombëtar për ekspertë të fushave të ndryshme.

 

Qendra e Karrierës është duke e praktikuar vizitën nëpër shkollat e mesme të Kosovës tash e disa vite, dhe përmes këshillave profesionale, qindra të rinj ka gjetur profesionet që u janë përshtatur më së shumti.