UBT orienton në karrierë maturantët e Gjilanit dhe Pejës

18/04/2019

Grupe të shumta profesionistësh nga fusha të ndryshme, janë duke punuar e duke u takuar intensivisht me maturantë nga e mbarë Kosova, me qëllim të orientimit të tyre në karrierë.

 

Së fundmi, përfaqësuesit e UBT-së janë takuar me maturantët e gjimnazit “Zenel Hajdini, në Gjilan, si dhe me ata të gjimnazit “Bedri Pejani”, në Pejë.

Maturantët u njoftuan me mundësitë që ofron UBT me modulet përgatitore për test të maturës, si dhe me profesionet më të kërkuara në tregun e punës momentalisht.

 

Qendra e Karrierës e UBT-së është duke realizuar vizita në shkollat e mesme të pothuajse secilit qytet të Kosovës, në mënyrë që të jetë sa më afër maturantëve, me qëllim të orientimit, informimit dhe këshillimit të tyre në karrierë.