UBT organizon trajnime në fushën e teknologjisë informative dhe komunikimit, në Pejë

29/09/2017

Akademia Ekzekutive për Zhvillim Profesional në UBT, ka filluar organizimin e trajnimeve dhe certifikimeve profesionale në fushën e teknologjisë informative dhe të komunikimit, në Pejë.

 

Në këto trajnime mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit, të cilët dëshirojnë të përgatiten për zhvillim profesional, ngritje në karrierë etj. Trajnimet do të mbahen në laboratorë të teknologjisë informative, në të cilat edhe do të kryhen edhe detyrat praktike me pajisjet më bashkëkohore.


Me këtë rast drejtues të UBT-së, kanë bërë të ditur që qëllimi kryesor i akademisë është ofrimi i trajnimeve me kosto minimale.

 

Madje sipas rektorit Edmond Hajrizi, trajnimet e tilla janë mundësi që nuk duhet lëshuar, ngaqë përvojat në lidhje me temat që do të shtjellohen, do t’i ndajnë stafi akademik vendorë e ndërkombëtarë.

 

Derisa Blerton Abazi, udhëheqës i Akademisë Ekzekutive në UBT, theksoi se sallat e trajnimeve janë të pajisura me të gjitha elementet që mundësojnë organizimin e trajnimeve atraktive, si dhe mundësinë e diskutimeve të përbashkëta.

 

Vlen të theksohet se UBT është e certifikuar ndërkombëtarisht për ofrimin e trajnimeve dhe certifikimeve nga kompanitë e njohura, përfshirë Cisco Networking Academy, CompTIA Authorized Academy, Microsoft IT Academy, Android ATC Training Center, SAP University Alliance, ECDL, si dhe qendra e autorizuar testuese nga Pearson VUE.