UBT organizon “Summer of Code 2020”, programi i dedikohet gjithë maturantëve

06/08/2020

Kaloni verën në qytetin tuaj, merrni pjesë online në programin unik akademik dedikuar maturantëve, “UBT Summer of Code 2020”.

 

UBT edhe këtë vit organizon falas këtë program javor, ku të gjithë maturantët nga mbarë trojet shqiptare mund të ndjekin kurset, të zgjerojnë njohuritë dhe të mësojnë për Programim, Rrjeta Kompjuterike, Web, Database, Infrastrukturë dhe Cybersecurity.

 

“UBT Summer of Code 2020” do të mbahet gjatë muajit shtator, teksa afati i fundit për aplikim është data 30 gusht 2020.

 

Linku për aplikim: http://summerofcode.ubt-uni.net