UBT organizon promovimin e librit “Marketingu”, me autor Dr. Nehat Ramadani, profesor në UBT.

17/03/2015

Dita: E mërkurë, 18 mars 2015

Koha: 15:00

Vendi: Objekti i UBT-së në lagjen “Kalabria”, Prishtinë

 

Në 335 faqe, i organizuar në 11 kapituj, libri është i dedikuar për studentët e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë, por gjithashtu është me shumë interes edhe për sektorin e biznesit. 

Libri ka një përmbajtje të pasur teorike. Në të shtjellohen shumë raste praktike, ndërkombëtare dhe vendore, të cilët përshijnë mbi 100 kompani të përmendura dhe të analizuara.

 

Qëllimi i këtij libri është që të sjellë përpara lexuesit një pasqyrë të plotë të koncepteve bazë të marketingut. 

Libri shtjellon teoritë bazike të marketingut, ndërsa, nëpërmes shembujve dhe praktikave konkrete që pasqyrohen në këtë tekst, synohet që ai të jetë i kapshëm për lexuesin që nuk ka njohuri paraprake nga fusha e marketingut. 

 

Përvoja akademike e autorit në shtetet skandinave, si dhe ajo praktike shumëvjeçare me institucione zhvillimore me rëndësi globale, siç janë UNDP, USAID, SNV dhe shumë të tjera, e kanë sjell këtë tekst përpara lexuesit në një frymë të re.