
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare 2022
26/01/2022UBT ka nisur përgatitjet për organizimin e edicionit të njëmbëdhjetë të Konferencës Ndërkombëtare më të madhe në Kosovë e rajon për shkencë, teknologji dhe inovacion, e cila në edicionet e mëparshme ka mbledhur qindra shkencëtarë dhe studiues nga e mbarë bota.
Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së do të shtrijë aktivitetin në 21 fusha të ndryshme, që do të mbahen njëkohësisht, përfshirë:
- Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimit
 - Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
 - Mekatronikë, Inxhinieri e Sistemeve dhe Robotikë
 - Inxhinieri e Energjisë Efiçiente
 - Sistemet e Informacionit dhe Siguri
 - Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
 - Inxhinieri e Ndërtimit, Infrastrukturë dhe Mjedis
 - Juridik
 - Shkenca Politike
 - Gazetari, Media dhe Komunikim
 - Agrikulturë, Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji
 - Shkencat Farmaceutike dhe të Natyrës
 - Dizajn i Integruar
 - Psikologji
 - Edukim dhe Zhvillim
 - Modë
 - Muzikë Moderne dhe Audio Produksion
 - Art dhe Media Digjitale
 - Stomatologji
 - Mjekësi e Aplikuar – Infermieri
 - Mjekësi – Infermieri dhe Shkencat Teknike Mjekësore (Radiologji dhe Anesteziologji)
 - Sport
 - Gjuhë dhe Kulturë
 - Studime të Sigurisë
 
Për më shumë detaje, klikoni në:https://conferences.ubt-uni.net, teksa pyetjet tuaja shtesë mund t’i dërgoni në: [email protected].