UBT organizon aktivitetin më të madh në fushën e teknologjisë për maturantë – trajnimet falas

21/08/2017

UBT edhe këtë vit do të organizojë aktivitetin më të madh në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, të njohur si “UBT Summer of Code 2017”.

 

Në këtë organizim mund të marrin pjesë të gjithë nxënësit që e kanë përfunduar shkollimin e mesëm dhe maturën shtetërore.

 

Aplikimi dhe trajnimi janë falas, teksa do të fillojë në fillim të muajit shtator.

 

Në kuadër të aktiviteteve që do të mbahen në këtë organizim, maturantët do të kenë mundësinë të dëgjojnë ligjërata, të mbajnë trajnime të shumta, njëherësh do të realizojnë edhe projekte në fushën përkatëse.

 

Gjatë këtij aktiviteti, ata do të mësojnë për programim, rrjeta kompjuterike, ueb, siguri kibernetike  si dhe kripto Sisteme.

 

Lavdim Menxhiqi, organizator i “UBT Summer of Code 2017”, ka thënë se trajnimi në fjalë është një mundësi e mirë për maturantët, sepse sipas tij, ata do të  zhvillojnë njohuritë e tyre në fushën e teknologjisë dhe të informacionit.

 

Trajnimi do të mbahet në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Pejë, derisa afati i fundit për aplikim është 30 gusht 2017.

 

Të interesuarit mund të aplikojnë në ueb-faqen http://summerofcode.ubt-uni.net