UBT ofron programin unik të Studimeve të Sigurisë 

03/08/2021

UBT në bashkëpunim me universitete prestigjioze, ka zhvilluar programin Studimet e Sigurisë, i vetmi program që ofrohet në rajonin e Ballkanit.

 

Ky program u ofron studentëve njohuri të gjera për fushën e institucioneve të sigurisë, akterët e sigurisë, rreziqet dhe kërcënimet e sigurisë. Studentët do të përfitojnë shkathtësi konkrete në analizimin dhe menaxhimin e situatave të ndryshme të sigurisë në nivele të sektorit kombëtar ose specifik dhe inkurajimin për ofrimin e zgjidhjeve problemore.

 

Ky profesion i përgjigjet nevojave të tregut për ekspertët e sigurisë të aftë për t’iu përgjigjur rritjes së tendencave institucionale të ndërtimit të Kosovës dhe për t’iu përgjigjur më mirë nevojave në rritje për profesionistë të kualifikuar në fushën e Sigurisë Nacionale, Emergjencave Civile dhe Sigurisë Kibernetike.

 

Me diplomën e UBT-së e cila njihet ndërkombëtarisht, studentët e këtij programi do ta kenë edhe më të lehtë zhvillimin e tyre profesional akademik, falë programit unik dhe profesionistëve e ekspertëve të kësaj fushe që ligjërojnë dhe ofrojnë ekspertizat e tyre profesionale.

 

 

Apliko tani! 👉 https://apliko.ubt-uni.net/