UBT ofron programin Art dhe Media Digjitale, fakultet në cilin gërshetohet arti dhe teknologjia

25/08/2020

Kosova ka shumë krijues të rinj dhe zotërimi i teknologjive digjitale ditëve të sotme është intuitive, prandaj UBT ka sjellë në Kosovë programe tejet inovative edhe në industrinë kreative, fushë profesionale në të cilën gërshetohet edhe teknologjia moderne.

 

UBT ofron edhe programin Arti dhe Mediat Digjitale, program i cili mundëson studentëve marrjen e praktikave më të mira që ndërlidhen me artin, dizajnin, video-lojërat e modelet 3D.

 

Përpos zhvillimit profesional akademik, UBT përmes këtij programi studentëve u ofron mundësinë për zhvillimin e aftësive teknike, sociale, e profesionale, ku për fokus ka theksimin e aftësive krijuese të studentëve.

 

Studentët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale mund të specializohen në:

 

  • Art dhe Media Digjitale
  • 3D Animacion
  • Dizajn Digjital
  • Efektet Vizuele dhe Filmi
  • Multimedia Design

 

Apliko TANI: http://study.ubt-uni.net/adm/