UBT ofron për të gjithë të rinjtë programin e Aktrimit – një program modern bazuar në standarde të larta ndërkombëtare

03/08/2022

UBT këtë vit ka sjellë për të gjithë të rinjtë një program krejtësisht të ri, i hartuar dhe ndërtuar nga profesionistët më të mirë të fushës së aktrimit, me qëllim që studentëve t’iu ofrohet një vend ideal për të studiuar rreth kësaj fushe në vendin tonë.

 

Studentët që do të studiojnë në këtë fushë, do të kenë mundësinë unike për të studiuar artin skenik dhe artin e filmit, si dhe shumë elemente të tjera që përfshihen në kurrikulën moderne të zhvilluar nga Fakulteti i Aktrimit në UBT.

 

Përmes këtij programi të studimit, studentët e Fakultetit të Aktrimit do të mund të thellohen më shumë në rolin e aktrimit, teatrit e filmit në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe në komunikimin efektiv në kontekstin artistik.

 

UBT ka bërë bashkë në një vend, profesionistët dhe ekspertët më të mirë që njeh vendi në fushën e aktrimit, ndaj përmes një infrastrukture moderne dhe të gjitha kushteve të nevojshme për të zhvilluar veprimtarinë artistike, studentët e Fakultetit të Aktrimit në UBT do të korrin suksese si brenda ashtu edhe jashtë vendit, me projekte të ndryshme artistike.