UBT ofron orientim dhe këshillim në karrierë për maturantët e Ferizajt

18/04/2019

Në kuadër të vizitave që UBT po i realizon në shkolla të ndryshme të Kosovës, përfaqësuesit e UBT-së kanë mbajtur sesion informues në Gjimnazin Shoqëror “Shaban Hashani”, në qytetin e Ferizajt.

 

Kjo vizitë është realizuar me qëllim të shpalosjes së programit përgatitor të maturës që UBT e ofron falas për maturantët anë mbarë vendit, si dhe për të prezantuar programet akademike unike që i ka të akredituara UBT.

 

Gjithashtu, maturantët ferizajas kanë marrë edhe këshilla për orientim në karrierë dhe mundësitë që i ofron institucioni që ata të formohen profesionalisht.

 

Ndërkaq, vet maturantët kanë shprehur interesim të jashtëzakonshëm për programet e UBT-së, të cilët theksuan që dëshirojnë të bëhen pjesë e UBT-së, të arrijnë gradat shkencore dhe të jenë të suksesshëm dhe profesional në profesionet që ata zgjedhin.