UBT ofron kursin e gjuhës angleze të certifikuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve

05/10/2021

Gjuha angleze është një nga gjuhët që sot kërkohet më së shumti në botë dhe përvetësimi i saj është bërë një hap shumë i rëndësishëm drejt zhvillimit akademik e profesional.

 

Rritja e dukshme e kërkesës së tregut për njohjen e gjuhëve të huaja, veçanërisht e gjuhës angleze ka bërë që UBT t’iu ofrojë studentëve dhe të interesuarve të tjerë profesionistët më të mirë të gjuhës angleze, në mënyrë që përvetësimi i saj të jetë sa më i lehtë.

 

Përmes kursit të gjuhës angleze të certifikuar nga shkolla profesionale dhe akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, UBT u ofron kursin me kohëzgjatje prej 3 muajsh, me përmbajtje prej 80 orëve, me çmim promocional për të gjithë kandidatët e interesuar.

 

Kursi ofrohet në nivelet Beginner, Elementary, Pre-Intermediate, Upper-Intermediate, dhe Advanced, teksa të gjithë të interesuarit që duan të ndjekin kursin e gjuhës angleze me metodat më inovative të mësimdhënies mund të aplikojnë në linkun: Aplikimi – kursi i gjuhës angleze