UBT ofron kursin e fotografisë “UBT Visual”

26/06/2019

A jeni të pasionuar pas fotografisë, por dëshironi të dini më shumë rreth fotografisë profesionale?

Me interesimin dhe shpalosjen e kreativitetit tuaj, ju mund të fitoni bursë nga UBT.

Çfarë ofron UBT për të pasionuarit pas fotografisë?

UBT ofron kursin e fotografisë “UBT Visual” tërësisht pa pagesë për të gjithë maturantët e interesuar.

Kursi do të përfshijë 5 ditë ligjërata mbi fotografinë, nga realizimi, e deri tek editimi profesional.
Në fund të kursit, pjesëmarrësit të garojnë me fotografitë që do të realizojnë (Foto + Editim me Photoshop), teksa 3 pjesëmarrësit të cilët arrijnë më së shumti shpërndarje në Facebook, do të shpërblehen me bursa nga UBT:

Vendi i parë: 40% bursë
Vendi i dytë: 30% bursë
Vendi i tretë: 20% bursë.

Gara në mes të pjesëmarrësve do të zhvillohet për disa tema të ndryshme:
1. Kosova
2. Toleranca
3. Trashëgimia
4. Natyra ose Arkitektura (Ndërtesat, Urat, Panoramat)
5. Njerëzit (Portrete të fëmijëve, pleqve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës)

Mundësia për aplikim do të jetë e hapur më 1-14 korrik 2019.https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeHcm0YjdKqev3q2vd6UQ1FDIBCIPIT4CHvsxrbiTefI_TOIQ/viewform