UBT numëron sukseset e vitit 2012!

03/01/2013

….përurimi i kampusit të ri arsimor, përfitimi i vazhdueshëm i projektit “Erasmus mundus”, dhe “TEMPUS”,   botimi i shumë  librave dhe publikimeve  shkencore…

 

 

Prishtinë 28 dhjetor 2012- Presidenti i UBT-së, z. Hajrizi, shpalosi raportit vjetor  2012,  ku sipas tij  puna e vazhduar në realizimin e aktiviteteve të planifikuara sipas planit të paraparë, në bashkëpunim me të gjitha  njësit dhe stafin akademike, me stafin  menaxherial dhe me partnere që ka,   ka arritur në realizimin e  qëllimeve  të objektivave të UBT-së,  siç është ngritja e numrit të studentëve dhe të e cilësisë në këtë institut arsimor, dhe organizimi  aktiviteteve  të shumta,   si konferenca dhe forume ndërkombëtare, promovime dhe botime të publikimeve , librave dhe revistave shkencore, debatet me  figura më të shquara të profesioneve  të ndryshme, vizitat studimore brenda dhe jashtë vendit nëpër kompani më prestigjioze,   bashkëpunime të shumta me universitete,  kompani dhe institucione të niveleve të lartë,   hulumtimet shkencore (magjistratura), programet e përbashkëta,  trajnimet – certifikimet etj.

 

Konferenca shkencore! 

Gjatë këtij viti UBT ka  zhvilluar  një varg konferencash e videokonferencash,  dhe për  dallim  nga tjerat veçojmë vetëm disa nga to si: Konferencën dy ditore ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacione,  e cila është organizuar   në kudër të shënimit të 100 vjetorit  të pavarësisë së Shqipërisë,  në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemaili” në Vlorë, dhe Universitetin e Tiranës, dhe institucione tjera akademike, dhe në të cilën   në këtë konferencë u paraqitën rreth 160 pjesëmarrës – akademikë dhe profesionistë të fushave përkatëse, nga Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, si dhe akademikë nga shumë vende të ndryshme të botës. Konferenca e   radhës ishte regjionale,   në bashkëpunim me shoqatën  “Miqtë e Amerikës”, dhe u diskutua  tema; “Roli i SHBA-ve, në Shtetformimin e Shqiptarëve”, dhe u paraqitën  rreth 30  pjesëmarrës , si nga Republika e Kosovës, Shqipërisë , Malit të Zi dhe Maqedonisë, Serbisë. Dhe konferenca disa ditore që qoj peshë të madhe tek studentët tanë ishe  se UBT  në bashkëpunim më të gjitha njësit akademike ka organizuar  “Konferencën e Parë shkencore  të studiuesve të rinj” dhe u paraqitën  një numër i madhe  i studiuesve me  punimet e veta profesionale  shkencore- hulumtues nga lëmit e ndryshme.

 

Marrëveshjet bashkëpunimi dhe projekte të shumta!

Jo vetëm me institucione universitare por edhe me kompani më të mëdha në dhe jashtë vendit si me ,  IPKO-në, me Fakultetin  e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e UTAH-it  me Kolegjin Anglez për IT dhe E – Commerce (CITEC) në Meridian Business School,  me Universitetin e Vlorës në Shqipëri. Po ashtu edhe vargu i kompanive  dhe institucioneve private  publike.

 

 

UBT edhe në këtë vit është përfitues i  projektit  “Erasmus Mundus – SIGMA”, projekt i Bashkimit Evropian,  dhe  përmes këtij projekti ka lidh marrëveshje bashkëpunimin edhe me 19  Universitete të jashtme  të cilat janë të cekura si më poshtë:

 

 

 

City University në Londër të Anglisë,  Freie University në  Berlin të Gjemanisë, Lund University  në Suedi, Univerity of Milan në  Itali, Ëarsaë University në  Poloni, Varcklaë Technical University në  Poloni, University of Monetpolier II në  Francë, Tëente University në Irlandë.  Edhe studentët e universiteteve të lartpërmendura mund të studiojnë në UBT, dhe në Universitetet e vendeve të Ballkanit siç janë,  Shkodra University në  Shqipër, University of Belgrade, Serbi, University of Montenegro në Malin e Zi,  University of Nis në Serbi, University of Novi Sa në Serbi, University of Prishtina në  Kosovë, University of Sarajevo, Bosnia dhe Herzegovina, University “St. Kliment Ohridski”, Bitola, FYR of Macedonia, University of Tuzla në  Bosnja dhe  Hercegovina.

 

 

UBT në  vazhdimësi është përfitues i projektit “TEMPUS”!

Përfitues i projektit të “TEMPUS 4-  Inkurajimi i procesit të zhvillimit të kurikulës  bazuar në rezultatet pritshme në institucionet private të Arsimit të Lartë të Kosovës”- Në këtë projekt, UBT ka këta partnerë si:  Universiteti i Salzburg në Austri,  University College Cork,, në Ireland,  Universiteti i Politechnica në Bukuresht të Rumanisë, Universiteti i Edinburgut, Mbretëria e Bashkuar, “WUS Kosova” në Kosovë,  dhe me të gjitha Universitete vendore private,  me shkollat profesionale,  dhe me  Agjencinë Kosovare të Akreditimit në Kosovë dhe me Autoritetin Kombëtar i Kualifikimeve në Kosovë.

UBT është përfitues i projektit “ Hartimi i Strategjisë së zhvillimit ekonomik te Komunës së Ferizajt”.

Debate me personalitete..!

Debatesh nga njohës  më profesional,  të cilët para studentëve  kanë përcjellë  mesazhe dhe opinione të shumta si vlen ta veçojmë Ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel,   përcjelli  opinionit kosovar qëndrimet e shtetit të tij lidhur për Kosovën,   Prof. Georg Mittenecker, ka shpjeguar për  aplikimet multimediale sikur IPTV, etj. Para studentëve të UBT-së është paraqitur edhe kryetari i komunës së Delemontit të kantonit Jura në Zvicër, z. Pierre Kohler, dhe ministri i Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, z. Ibrahim Makolli.  Seremb Gjergji,  i cili më konkretisht foli për “Strategjinë e komunikimit”. Eksperti i Logjistikës nga USA, Mr Jessie L. Massey,  ka marr pjesë në debatin me temën “Menaxhimi i  zinxhirit të furnizimit”. Ministrja Vlora Çitaku,  ka  debatuar me  temën ” Kosova në procesin e Integrimit Evropian”,  “Gjeometria deskriptive dhe procesi i transformimit  të aksonometrisë në perspektivë”  dhe  “Leximi kritik dhe komunikimi dinamik i arkitekturës”, ku para studentëve ka ligjëruar  profesori nga Republika e Shqipërisë, Dr. Daniel Guralumi. Në kuadër të “Akademisë për Ndërmarrësi dhe Inovacione”, përveç ligjërueseve tjerë u paraqitë në ligjëratat përmbyllëse  është  paraqitur edhe  Ministri i Zhvillimit Ekonomik,  Besim Beqaj,  dhe  drejtori i  bankës “Raiffeisen”, Robert Ëright.    “Current Economic Crisis” ” ishte  ligjërata e radhës ku ligjëroi  Prof. Soumitra Sharma, profesor në “Juraj Dobrila University of Pula” dhe në “University of Zagreb” në Kroaci.  Dr. Hajrizi,  në Hanover  të Gjermanisë,   ka marrë pjesë në forumin” Future Match”, i cili forum u zhvillua në kuadër  të Panairit për  Teknologji dhe Informacion CEBIT.    Në debatin në kuadër të  aktiviteti njëjavor me temën “Java e robotikës”, ku përveç studentëve të UBT-së, aktivitete e shumta të kësaj jave më përpikëri i kanë përcjellë edhe 30 nxënës nga ENCOMPASS, nga Projektit ATOMI. Dhe në debatin për   prezantimin e projektit  “Erasmus Mundus – SIGMA”, projekt i Bashkimit Evropian, ishin pjesëmarrës si studentë e UBT, stafi akademik dhe administrativ, ku u debatua  për    bursa të plota dhe në të gjitha nivelet e studimit si bachelor, master, doktoratës, post doktoratës dhe mobiliteti i stafit, ne vendete e Bashkimit Evropian.

 

 

 

UBT gjatë këtij  viti ka organizuar edhe një varg të trajnimeve si mw CARITAS-i  i Luksemburgut kanë zhvilluar trajnimin me një grup prej  23 personave institucional dhe tjerë të rajonit të Anamoravës të Kosovës. U certifikuan  87 studentë të  cilët ndoqën  Universitetit Veror të UBT-së, “Quality Kosova” në bashkëpunim me “ Czech INVENT” nga Republika Çeke, zhvilluan trajnimin  dhe akreditim të  eksperteve lokal,   për tërheqje  dhe promovim të investimeve më të rëndësishme,   për zhvillim lokal në Republikën e Kosovës.

 

 

 

Përveç të diplomuarve të studimeve themelore gjatë këtij viti  janë mbrojtur këto tema të masterit: “Përdorimi i praktikave të prokurimit elektronik në Evropën Juglindore për Kosovën ”, “Ndikimi i inovacioneve teknologjike në zhvillimin e bizneseve në Kosovë”, “ Urban regulatory planin. The RESIDENCE Neighbohood” dhe “Costumer care managment in the case of Kosovo energy corporation”.

 

 

Disa nga vizitat me karakter studimor…!

Gjatë këtij viti studentët e të gjitha departamenteve,  në bashkëpunim me stafin akademik zhvilluan një varg vizita si në kompani private dhe institucione publike si: në “Ipko Telecommunications” dhe në   fabrikat “ Elsam shpk”, të “Gypave” ,   të  “Veglave”  të “MECATYP KS”, të  “ Xella”,  të  “Silcapor” , të“Vëllezërit e bashkuar” në “PESTOVËN”,   “ M- TEKNOLOGIE” , “MERIDIAN” dhe  furra “BUKA”. Në Institucione publike në Institutin Hidro-Metrologjie të Republikës së Kosovës,  në  Departamentin e Metrologjisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë,  te “Avokatit i Popullit”dhe me  rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, studentët e UBT-së,  kanë vizituar  Republikën  Shqipërisë ,  qytetin historik në Vlorën. Po ashtu edhe  Dr. Hajrizi, pati një varg vizitash nëpër vende dhe institucione të shumta ndërkombëtare ku përfaqësoi institucionin që drejton po ashtu edhe Republikën e Kosovës.

 

 

 

Publikime shkencore!

UBT ka publikuar edhe botime të shumta shkencor si:  Librin “Sistemi ndërkombëtar i njësive –SI”të autorit   Prof.  Dr.  Sc. Skender Skenderi  dhe  Prof. Besnik Skenderi,    “Projektimi i Konstruksioneve Arkitektonike”,   të autorit   Prof. Dr.  Binak Beqaj,  “Rrjetat kompjuterike”,  të autorit  Selman Haxhijaha, dhe promovimi i  revistës shkencore “ Intarnational Journal fot Business.  Libri publicistik   “(S)a mund  t”i besohet lidershipit të Kosovës”  ,   të autorit  Prof.  Dr.  Belua Beqaj.

 UBT me Kampus  të ri arsimor!

Ceremonia, përurime dhe  ekspozita të shumta  si  vlen të veçojmë “Ekspozitën tradicionale të UBT 2012”,   Ceremonia e Diplomimit 2012, në të cilën studimet bachelor i përmbyllën studentë të tre departamenteve: Departamenti për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Departamenti për Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri si dhe Departamenti për Mekatronikë, ceremoni solemne për fillimin e vitit të ri akademik 2012/ 2013,   po ashtu ceremonia më  madhështor  ishte edhe gjatë  përurimit të Kampusit të  ri të UBT,  pran  magjistrales Prishtinë-Shkup, 8 km larg Prishtinës.

 

 

 

UBT gjatë këtij viti ndau edhe çmime :  për  stafin akademik ,   për profesorin  Philip Kotlerin  dhe nderoim me Çmimin më të lartë që parasheh Stauti i UBT, “Leadership Excellence Award”, për Senatorin Robert Dole,  i ndan  mirënjohje nderi: “Doctor Honoris Causa and Leadership Excellence Aëard”, për Kryetarin Shukri Buja,  si me çmimin “Leadership Excellence Award”.

 

Në bazat të përcaktimeve të deritanishme, UBT është orientuar drejtë vlerave të reja, në fushat e ndryshme akademike dhe shkencore.