UBT nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Komunën e Vushtrrisë

16/02/2016

UBT po vazhdon më përkrahjen e komunave të Kosovës, në fusha të ndryshme. Në këtë vazhdë, këto ditë, rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi dhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, me qëllim që të zhvillojnë programe bashkëpunimi dhe shkëmbimi për ngritje të kapaciteteve profesionale si dhe programe hulumtuese.


Rektori i UBT-së, dr.Edmond Hajrizi tha se kjo Marrëveshje është e bazuar në parimin e interesit të ndërsjellë për përfitim të të dyja institucioneve, duke respektuar pavarësinë e njëri- tjetrit dhe ka për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e hapësirave që studentët e UBT-së të realizojnë punën praktike në Komunën e Vushtrrisë, gjithnjë sipas planit të paraparë në programin e lëndëve përkatëse.


 

Ndërkaq, i pari i Vushtrrisë është shprehur i kënaqur që përmes kësaj marrëveshjeje Komuna e Vushtrrisë do të ketë në dispozicion programe dhe trajnime nga UBT-ja, të cilat kanë për qëllim ngritjen dhe avancimin e stafit komunal në përputhje me një politike të avancuar.