UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimin me Agjencinë Zhvillimore Rajonale për Perëndimin

24/07/2012

 

Prishtinë, 24 korrik  2012 –  Në kuadër të marrëveshjeve të shumta që i ka UBT, me institucione  të shumta vendore dhe ndërkombëtare, Presidenti i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe drejtoresha ekzekutive,  në Agjencinë Zhvillimore Rajonale për Perëndimin, znj.  Lemana Hatashi, zhvilluan një takim të rëndësishëm  dhe nënshkruan  një marrëveshje bashkëpunim ndërinstitucional. 

 

Më konkretisht,  kjo marrëveshje parasheh  mundësin  e bashkëpunimit ndërinstitucional si në projekte të përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese, shkëmbimin e eksperiencave nga fushat e ndryshme  me qëllim të bashkëpunimit sa më profesional , organizimin e simpoziumeve dhe konferencave ndërkombëtare, etj ”, theksoi Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, pas  nënshkrimit të marrëveshjes. 

 

Sipas palëve nënshkruese bashkëpunimi ndërinstitucional  në mes UBT dhe Agjencinë Zhvillimore Rajonale për  Perëndimin  ka filluar edhe më herët dhe pohuan se marrëveshja është inicuar nga të dy palët.

 

Po ashtu në bazë të bisedave që patën mes udhëheqësit e institucioneve në fjalë Presidenti i UBT-së Prof. Dr. Hajrizi, u nda i kënaqur me të arritura e këtij institucioni.