UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Fatih në Turqi

27/12/2013

Prishtinë, 26 dhjetor  2013-  Është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit Ndërinstitucional në mes të UBT-së dhe Universitetit  Fati në Stamboll të Republikës së Turqisë. 

 

 M konkretisht,  kjo marrëveshje parasheh  mundësimin  e bashkëpunim  ndërinstitucional në të gjitha nivelet e studimit, si dhe  shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve,   projekte te përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese, studentët të organizojmë seminare dhe takime tjera akademike për çështje shkencor, përdorimin e bibliotekave përkatëse për nevoja të studimeve dhe hulumtimeve shkencore, programe të studimit në distancë,   zbatimin e përbashkët të programeve studimore, aktivitetet lidhur me kurset verore dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.

 

Bashkëpunimi ndërinstitucional në mes UBT dhe universiteteve më të njohura në Republikën e Turqisë, ka filluar edhe më herët , po në këtë vit kalendarik   është nënshkruar edhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërinstitucional me  Universitetin “Mimar Sinan”.

 

 

Universitetit Fatih, sot renditët në listën e universiteteve të kategorisë botërore dhe është  universitetin me nam në vend,  ka numër të madh të studentëve,  programeve të studimit që ofron, gjithashtu ka bashkëpunime ndërkombëtar me përmasa botërore, dhe një numër te madhe të stafit akademik.