UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Anhalt Dessau në Gjermani

13/07/2015

Rektori i UBT-së, prof.dr.Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit në një vizitë në Gjermani, ka vizituar Universitetin Anhalt Dessau, me ftesë të drejtuesve të këtij universiteti.

Me këtë rast, dr.Hajrizi ka nënshkruar me udhëheqjen e Universitetit Anhalt Dessau një marrëveshje bashkëpunimi, duke hapur kështu edhe një adrese dhe një mundësi shtesë për studentët dhe stafin e UBT-së për studime në institucione prestigjioze akademike ndërkombëtare.

Marrëveshja përfshin mobilitet të stafit dhe të studentëve në fushën e Arkitekturës, Ndërtimit, GIS dhe Gjeodezisë.