UBT nënshkroi memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Integrimit Evropian

17/09/2015

Në vazhdën e bashkëpunimit dhe ofrimit të përkrahjes institucioneve të Republikës së Kosovës, UBT ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Integrimit Evropian.


Marrëveshja përfshin një varg fushash bashkëpunimi, si bashkëpunimi për organizimin e konferencës akademike me temën “Shoqëria e hapur kërkon kufij të hapur”, që i dedikohet integrimit evropian të Kosovës; bashkëpunimi lidhur me promovimin e progresit në Kosovë në procesin e integrimit evropian në institute dhe ngjarje akademike në vende të ndryshme të Evropës; bashkëpunimi për të mbështetur procesin e përkthimit të legjislacionit të Bashkimit Evropian nga gjuha angleze në gjuhën shqipe në bashkëpunim me Divizionin për Përkthim dhe Terminologji të Acquis të Ministrisë së Integrimit Evropian; si dhe bashkëpunimi për të shkëmbyer përvojat profesionale lidhur me përdorimin e sistemeve softuerike për përkthim të legjislacionit të Bashkimit Evropian.

 

Përveç kësaj, UBT dhe MIE u pajtuan që një numër i studentëve nga fusha të ndryshme të kenë mundësinë e relaizimit të praktikës profesionale (internshipit). Rrjedhimisht, ky memorandum mirëkuptimi mundëson që UBT dhe institucionet qeveritare të bashkërendojnë hapat në arritjen e qëllimeve të përbashkëta në të mirë të komunitetit.