UBT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me universitetin e njohur nga Hungaria, Pazmany Peter University

22/10/2015

Në vazhdën e marrëveshjeve ndërkombëtare, UBT ka nënshkruar sot edhe një marrëveshje ndërkombëtare të bashkëpunimit, këtë herë me universitetin e njohur nga Hungaria, Pazmany Peter University.


 

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi dhe presidenti i Pazmany Peter University, dr. Szuromi Szabolcs, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit, e cila përfshin, ndër të tjera, shkëmbimin e stafit dhe të studentëve, bashkëpunim në projekte ndërkombëtare, publikime të përbashkëta, punëtori në tema të ndryshme e fusha të tjera më interes për të dy palët.