UBT nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me GIZ-in dhe me Shoqatën e Gjeodetëve të Kosovës

12/09/2014

Prishtinë, 12 shtator 2014- Me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, sot në ambientet e UBT, është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të UBT-së,  Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe me Shoqatën e Gjeodetëve të Kosovës.

 

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, në mes të këtyre tria  institucioneve, presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hjarizi,  së bashku me delegacionin e  GIZ-it të prirë nga Gunther Fehlinger dhe Shkumbin Asllani,   dhe  Murat Hoxha,  kryetar i Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës,   u tha se,

me këtë momerandum ne   shprehim  gatishmërinë për bashkëpunim dhe njohje të ndërsjellët, duke synuar implementimin e standardeve Evropiane në fushën e gjeodezisë, ngritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të njohurive profesionale të gjeodetëve dhe duke synuar ndërlidhjen e mësimit akademik më punë praktike të gjeodetëve dhe anasjelltas. 

 

Ndërkaq presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmon Hajrizi tha se bashkëpunimi do të realizohet nëpërmjet organizmit të përbashkët të aktiviteteve në fusha të ndryshme nëpërmjet simpoziumeve, konferencave, debateve rreth standardëve dhe praktikave më të mira evropiane në fushën e gjeodezisë,  projekte të përbashkëta, nëpërmjet të cilave mësimdhënësit,  studentët dhe stafit menaxhues të kenë mundësi të përfshihen në projekte të përbashkëta që do të ndërmerren nga GIZ dhe Shoqata e Gjeodetëve të Kosovës.

 

Po ashtu, ofrimi i shërbimeve profesionale, edukimit dhe trajnimit për gjeodetët anëtarë  të Shoqatës duke i shfrytëzuar resurset humane dhe teknologjitë që i posedon UBT. 

 

Të pranishmit biseduan edhe për  objektivat  zhvillimore dhe aktivitetet vepruese që tria institucionet do t’i kenë  në periudhën vijuese konform marrëveshjes së nënshkruar.