UBT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

30/06/2014

Prishtinë, 30 qershor 2014-  Në një ceremoni solemne të organizuar me rastin e shënimit të trevjetorit të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ( ASHMDHP)-së, presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi  dhe Mbikëqyrësin kryesor shtetëror z. Ruzhdi Jashari, në prani të të ftuarve e nënshkruan  marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional. 

 

 

Duke folur para të pranishmëve prof. dr. Edmond Hajrizi ka thënë: “Përveç që kam kënaqësi të jem pjesëmarrës në ceremoninë e shënimit të trevjetorit, ne si institucion arsimor kemi përgjegjësitë tona të larta që nënkupton afrimin e kuadrove, hulumtime dhe zhvillime në këtë fushë. Ne si institucion, që e kemi numrin më të madh të studentëve në fushën e teknologjisë në Ballkan, e kemi futur në strategjinë tonë të hulumtimit dhe zhvillimit, po ashtu kemi krijuar një program të veçantë të studimit që ka të bëjë me të dhënat dhe privatësinë”. 

 

 

Gjatë ceremonisë iu dorëzuan mirënjohje zyrtarëve të mbrojtjes së dhënave personale, të cilët punuan me sukses nëpër institute të ndryshme në Kosovë.

 

 

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është  institucion i pavarur ka përgjegjësinë ligjore për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale.