UBT nis kampanjën zyrtare për të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi, duke ofruar programe të avancuara nga shkenca deri te turizmi

04/06/2025

UBT ka lansuar zyrtarisht kampanjën për të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi, duke i hapur atyre mundësi të jashtëzakonshme për të ndjekur arsim cilësor dhe të avancuar në institucionin më inovativ të arsimit të lartë në rajon.

Në kuadër të kësaj kampanje, të rinjtë shqiptarë nga Mali i Zi ftohen të regjistrohen në një gamë të gjerë programesh studimi që përfshijnë fushat më kërkuese, si: Shkencat Kompjuterike, Inxhinierinë, Arkitekturën, Bioteknologjinë, Shkencat Mjekësore, Menaxhimin, Turizmin, Artin, Mediat, Dizajnin, Politikën dhe të Drejtën.

UBT ofron një ambient studimi modern dhe ndërkombëtar, ku studentët kanë mundësi të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre përmes laboratorëve të pajisur me teknologjinë më të fundit, qendrave kërkimore dhe një platforme unike si UBT Smart City, e cila përçon bashkimin e inovacionit shkencor me jetën studentore.

Kjo kampanjë synon të forcojë lidhjet ndërkufitare dhe të sjellë më pranë komunitetit akademik shqiptar në Mal të Zi ofertën cilësore të UBT-së, që përfshin:

  • Diplomë me vlerë ndërkombëtare, e njohur në Evropë dhe ShBA;
  • Staf akademik me përvojë ndërkombëtare dhe qasje moderne në mësimdhënie;
  • Infrastrukturë bashkëkohore dhe hapësira kreative për zhvillimin personal dhe profesional të studentëve;
  • Mundësi mobiliteti dhe shkëmbimesh akademike me mbi 500 institucione në botë;
  • Fokus në punësimin e shpejtë dhe aftësimin profesional, ku mbi 98% e studentëve gjejnë punë gjatë apo menjëherë pas përfundimit të studimeve.

UBT i fton të gjithë të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e një komuniteti akademik që synon përparim, dije dhe sukses në shkallë ndërkombëtare.