UBT nis kampanjën për maturantët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës – Fillimi i një rruge drejt suksesit akademik

20/05/2025

Në një hap të ri drejt përfshirjes dhe fuqizimit të të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, UBT ka lansuar kampanjën zyrtare për maturantët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, UBT’s Leading the Way in Presheva Valley, duke i ftuar që të bëhen pjesë e institucionit më prestigjioz të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor.

Kjo kampanjë synon që maturantët nga Lugina të informohen drejtpërdrejt për mundësitë që UBT ofron, duke filluar nga programet akademike moderne, praktikat ndërkombëtare, teknologjia më e avancuar në mësimdhënie, e deri te ndërlidhja me tregun global të punës.

UBT, me mbi 15,000 studentë aktivë dhe rreth 1,500 profesorë e ekspertë ndërkombëtarë, ofron një gamë të gjerë programesh studimi në më shumë se 50 fusha, përfshirë Inteligjencën Artificiale, Teknologjinë Informative, Inxhinierinë, Arkitekturën, Shkencat Politike, Juridikun, Mjekësinë, Menaxhimin, Artin Modern dhe shumë të tjera.

UBT është i njohur për modelin inovativ të “Smart City”, që ndërthur jetën akademike me teknologjinë, kërkimin shkencor dhe sipërmarrjen, duke ofruar një mjedis të gjallë dhe ndërkombëtar për studentët nga të gjitha trevat shqiptare.

Pse të zgjedhësh UBT?

  • Diplomë e njohur ndërkombëtarisht
  • Standarde evropiane të mësimdhënies
  • Laboratorë modernë dhe qendra kërkimore të avancuara
  • Mundësi për mobilitet në universitetet më të mira të Evropës dhe ShBA-së

UBT i fton të gjithë të rinjtë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja që të bëhen pjesë e një familjeje akademike që e vlerëson dijen, kulturën, identitetin dhe kontributin e secilit.