UBT nesër mban konferencë për nder të Ditës së Kreativitetit dhe Inovacionit

20/04/2022

UBT nesër, më datë 21 prill 2022, do të mbajë një konferencë për nder të Ditës së Kreativitetit dhe Inovacionit, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, duke filluar nga ora 12:00.

 

Në këtë konferencë pjesëmarrës do të jetë rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, nga ku do të flas për kontributin e UBT-së për Kosovën, duke sjell në rajon inovacionet më të fundit të teknologjisë.

 

Dita Botërore e Kreativitetit dhe Inovacionit e gjen UBT-në si institucioni më inovativ në vend, rajon dhe më gjerë, duke aplikuar teknologjitë më inovative dhe të fundit të kohës.