UBT nënshkruan memorandum mirëkuptimi me International School for Social and Business Studies (ISSBS) të Sllovenisë

17/06/2019

Rektori u UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi dhe prof.dr Dušan Lesjak, themelues i International School for Social and Business Studies (ISSBS) në Slloveni, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi, me qëllim që studentët dhe stafi akademik të të dy institucioneve të kenë mundësi të përfitojnë nga programet e mobilitetit.

 

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje institucionet do të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme, si në organizmin e konferencave shkencore, aplikimin e programeve të mobilitetit si Erasmus+, shkëmbimi i stafit akademik dhe zhvillimi i kapaciteteve njerëzore.

 

Bashkëpunimi ka filluar të jetësohet me mbajtjen e konferencës për Lidership dhe Menaxhment, ku u mbajt në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan. Konferenca mblodhi dhjetëra njerëz nga akademia, përfaqësues institucionesh dhe partnerë ndërkombëtarë, të cilët diskutuan mbi përshtatjen e shoqërisë me zhvillimet dhe ndikimin e teknologjisë dhe digjitalizimit në fushën e edukimit, si dhe përshtatjen e tyre me nevojat e shoqërisë moderne.