UBT nënshkruan memorandum bashkëpunimi me “Széchenyi István University Györ” të Hungarisë

23/06/2023

Në vazhdën e krijimit të partneriteteve të shumta vendore dhe ndërkombëtare, UBT ka nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Széchenyi István University Györ” të Hungarisë, duke krijuar mundësi të reja në fushën e arsimit, kërkimit dhe trajnimeve.

Kjo marrëveshje synon të promovojë marrëdhënie dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në fushat e nxitjes së talenteve, zhvillimit të sistemeve arsimore, mësimdhënies dhe menaxhimit me ndihmën e shkëmbimeve akademike dypalëshe për të arritur përmirësimin e nivelit të arsimit dhe mësimdhënies në të dyja anët.

Qëllimi kryesor i marrëveshjes është të zhvillojë një frymë bashkëpunimi nëpërmjet programeve të studimeve afatshkurtra të studentëve jashtë vendit, shkëmbimeve të mësuesve dhe studentëve, shkëmbimeve kulturore dhe vizitave të lidershipit nga të dyja palët kur të krijohen mundësi, për të eksploruar mundësitë për të ndarë burimet dhe materialet mësimore.