UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Sporteve të Tiranës

14/10/2020

Rektori i UBT-së prof.dr. Edmond Hajrizi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Sporteve të Tiranës, prof.dr. Agron Kasa.

 

Rektori Hajrizi, këtë bashkëpunim e cilësoi shumë të rëndësishëm, që studentëve do t’u mundësoj shkëmbim të njohurive dhe do të shtyjë përpara projekte të përbashkëta akademike e shkencore.

 

“Kjo marrëveshje bashkëpunimi është e rëndësishme, pasi që shtyen përpara projekte të përbashkëta akademike e kërkimore, si dhe zhvillim të programeve të përbashkëta akademike e shkencore, mes dy institucioneve.”, ka thënë rektori i UBT-së prof.dr. Edmond Hajrizi.

 

Me këtë marrëveshje synohet shkëmbim i stafit akademik dhe studentëve, që do t’i hap rrugë dy universiteteve për punë të përbashkët në fushën shkencore dhe hulumtuese.