UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Odën e Infermierëve të Kosovës

25/10/2019

Dekani i Fakultetit të Infermierisë në UBT, Fitim Alidema, në emër të institucionit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Odën e Infermierive të Kosovës (OIK).

 

Qëllimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi është organizimi i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e shëndetësisë, konkretisht kjo marrëveshje përfshinë edhe akreditimin e Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Infermieri.

 

Bashkëpunimi mes UBT-së dhe Odës së Infermierëve të Kosovës, veç tjerash do të mundësojë edhe marrjen e përvojave profesionale dhe sjelljen e profesionistëve të njohur shëndetësor në Kosovë.