UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Junikut

03/07/2020

Rektori i UBT-së prof.dr. Edmond Hajrizi dhe kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, në emër të institucioneve që drejtojnë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

 

Gjatë këtij takimi, rektori Hajrizi dhe kryetari Kuçi shprehen gatishmëri të bashkëpunojnë në hartim të projekteve që do të kenë ndikim pozitiv në zhvillim të qëndrueshëm lokal, e të cilat do të gjejnë zbatim në praktikë.

 

Kjo marrëveshje siguron bashkëpunimin në hartim të projekteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, urban, arsim si dhe turizmin natyror të kësaj komune.

 

Gjithashtu, drejtuesit e dy institucioneve janë pajtuar në organizimin e aktiviteteve që janë në interes të përbashkët, që kanë të bëjnë me shkencën, inovacionin dhe jo vetëm.