UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me İstanbul Ticaret Üniversitesi

23/11/2021

UBT ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me İstanbul Ticaret Üniversitesi, e cila parasheh shkëmbim të përvojave, të stafit akademik, studentëve si dhe programe të përbashkëta studimi.

 

Marrëveshja është nënshkruar në Stamboll nga rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi dhe rektori i İstanbul Ticaret Üniversitesi, prof.dr. Yücel Uğurlu.

 

Fushat specifike të bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve përfshijnë, aktivitete të përbashkëta kërkimore, ligjërata të përbashkëta përmes e-learning, shkëmbim të stafit akademik, të studentëve, pjesëmarrje në seminare dhe takime akademike, shkëmbim të materialeve të publikuara akademike dhe informacioneve të tjera.

 

İstanbul Ticaret Üniversitesi (Universiteti Tregtar i Stambollit) është themeluar në vitin 2001 nga Fondacioni i Edukimit dhe Shërbimeve Sociale të Dhomës së Tregtisë së Stambollit me gjashtë fakultete: Shkenca Humane dhe Sociale, Biznes, Drejtësi, Komunikim, Inxhinieri, Arkitekturë dhe Dizajn, me synim për të lidhur akademinë me komunitetin e biznesit.

 

“UBT po hap çdo ditë nga një dritare të re bashkëpunimi, duke krijuar aleanca të reja ndërmjet Kosovës dhe vendeve të ndryshme të botës në fushën e shkencës dhe dijes”, ka thënë rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi.

 

Rektori Hajrizi pret që nga ky bashkëpunim të përfitojnë përvoja e njohuri të reja stafi dhe studentët respektiv.