UBT në përfundim të përgatitjeve për organizmin e Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion

02/10/2020

UBT është duke finalizuar përgatitjet për organizimin e edicionit të nëntë të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, që sivjet do të mbahet në mënyrë të kombinuar.

 

Konferenca ka për qëllim që të bashkojë studiues nga vende të ndryshme të botës, me qëllim që të shkëmbehen përvoja dhe rezultate të hulumtimeve në fusha të specializuara dhe ndërdisiplinore.

 

Përmes kësaj ngjarje, UBT ofron mundësinë e prezantimit të punimeve shkencore në një komunitet global, ku do të diskutohen sfida të reja dhe të fundit të shkencës në të gjitha fushat, më saktësisht do të shkëmbehen informacione me studiues nga e gjithë bota.

 

Nga edicionet e mëparshme, Konferenca Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion ka mbledhur qindra shkencëtarë, studiues e studentë nga i gjithë globi.

 

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së do të shtrijë aktivitetin në 24 fusha të ndryshme, që do të mbahen njëkohësisht, duke përfshirë fushat:

 

  • Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimit;

 

  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi;

 

  • Mekatronikë, Inxhinieri e Sistemeve dhe Robotikë;

 

  • Inxhinieri e Energjisë Efiçiente;

 

  • Sisteme të Informacionit dhe Siguri;

 

  • Arkitekturë – Planifikim Hapësinor;

 

  • Inxhinieri Ndërtimore, Infrastrukturë dhe Ambient;

 

  • Juridik;

 

  • Shkenca Politike;

 

  • Gazetari, Media dhe Komunikim;

 

  • Shkenca të Ushqimit dhe Teknologji;

 

  • Shkenca farmaceutike dhe Natyrore;

 

  • Dizajn;

 

  • Psikologji;

 

  • Edukim dhe Zhvillim;

 

  • Modë;

 

  • Muzikë;

 

  • Art dhe Media Digjitale;

 

  • Stomatologji;

 

  • Mjekësi e Aplikuar.

 

Për më shumë detaje rreth konferencës, klikoni në: https://conferences.ubt-uni.net.