UBT ndihmon ne zbukurimin e bulevardin “Bill Klinton” Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

17/02/2017

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi tha se qëllimi i institucionit të cilin ai e drejton, është që të nderoj dhe të kujtoj kontributin e njerëzve dhe shteteve që ndikuan në pavarësimin e Kosovës.


“Krahas ndihmës së ofruar në përgatitjen profesionale të gjeneratave të reja, që potencialisht janë e ardhmja e vendit tonë dhe anëtarësimi i Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare, synim i vazhdueshëm për ne është kujtimi dhe nderimi i të gjitha figurave dhe shteteve, që sollën frymën e lirisë në vendin tonë”, tha Hajrizi, duke përmendur kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm të SHBA-ve.


 “Falë mbështetjes së SHBA-ve, ne e kemi fituar pavarësinë dhe e njejta po vazhdon edhe sot, kur ne po e ndërtojmë shtetin tonë”, përfundoi Hajrizi.