UBT ndihmon kryeqytetin për implementimin e softuerit për vendimmarrje urbane

17/11/2016

Institucioni lider në arsimin e lartë të Kosovës në sferën e Shkencave Kompjuterike dhe Sistemeve të Informacionit – UBT, është duke e ndihmuar Komunën e Prishtinës për implementimin e softuerit , i cili integron qytetarin në vendimmarrje urbane.

Për intervenime të përbashkëta urbane janë dakorduar të dy palët. 

Profesorët nga Universiteti Teknologjik i Bratisllavës, Maros Finka e Vladimir Ondreicka, si dhe Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Lulzim Beqiri, janë takuar me shefen e Departamentit të Arkitekturës, Nazife Krasniqi dhe me stafin e Drejtorisë së Urbanizmit në Prishtinë, për të shpalosur projektin, që studentet e UBT-së janë duke e zhvilluar për Prishtinën dhe për softuerin, që do të dhurohet nga UBT për komunën, përmes një memorandumi të bashkëpunimit.

Komuna e Prishtinës do të jetë pjesë e një komisioni të përzgjedhjes së intervenimeve të përgatitura nga studentët e Fakultetit të Arkitektures, ndërkohë që të gjitha punimet do të ekspozohen në vendet e intervenimit, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të shohin ndryshimet. 

Gjithashtu, përfaqësuesit e UBT-së,  janë takuar edhe me eksperten nga USAID-i, Arlinda Rushaj – Sadiku, për krijimin e hartave zonale, për çfarë profesorët nga Sllovakia, Maros Finka e Vladimir Ondreicka, kanë përvojë shumë të mirë dhe së bashku me UBT-në do të kontribuojnë në hartimin e hartave zonale.