UBT nderon sakrificën sublime të familjes Jashari

08/03/2021
Me rastin e shënimit të 23-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar, Adem Jashari, një delegacion nga UBT, i udhëhequr nga drejtori për Çështje Akademike, prof. dr. Muhamet Ahmeti, ka vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për të kujtuar veprën dhe sakrificën që familja Jashari e bëri për lirinë e Kosovës.
Me këtë rast, rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, tha se kontributi, vlerat dhe sakrifica sublime e familjes Jashari nuk shpaguhen dot, ndaj ata janë pasqyra e lirisë së Kosovës, që gjithë botës demokratike i treguan se si duhet vendi e liria.
Ndërkaq, drejtori për Çështje Akademike në UBT, prof. dr. Muhamet Ahmeti, potencoi se kjo familje përveçse u bë simbol dhe sinonim i lirisë, ajo me sakrificën dhe heroizmin e saj filloi hapat e parë drejt një jete më të mirë dhe një shteti krejtësisht të pavarur.
Në saje të heroizmit të familjes Jashari me në krye komandantin legjendar Adem Jashari, ne sot gëzojmë lirinë dhe si UBT përfaqësojmë denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke e çuar në vend amanetin e kësaj familje dhe të parëve tanë.