UBT ndau çmim për mbretin e marketingut

30/05/2012

Prishtinë 30 maj 2012-  Profesorin Philip Kotlerin  për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në zhvillnin e shkencës në fushën e marketingut dhe të ekonomisë në nivel botërorë,  Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Këshilli Akademik i UBT-së, si shenjë respekti e nderuan me Çmimin më të lartë që parasheh Stauti i UBT, “Leadership Excellence Award”

 

 

Përveç çmimit të cekur më lartë,  përpos shumë kompanive të mëdha,  UBT  e sponsoroi  qëndrim e  Prof. Kotllerit  në Kosovë, ku  para shumë të pranishmëve gjatë një  seminarin një ditorë  ligjëroi me temën “Marketingu i bazuar në vlera “.

 

Vlen të citohet se profesor Kotleri ka botuar një numër të madhe të tekste shkencore nga fusha e marketingut, dhe shumica nga këto tekste gjenden dhe shfrytëzohen gjatë studimeve në UBT si në nivelin Bachelor dhe atë Master.

 

Profesorët e njohur nga SHBA, BE  por edhe ata vendorë  të cilët ligjërojnë në UBT në shumicën e rasteve përdorin pandalshëm librat e Prof.  Kotlerit.

 

Pasi për studentët e stafin akademik vendorë dhe ndërkombëtar të UBT –së, figura dhe krijimtaria e prof Kotlerit është e njohur, edhe prania e tyre nuk  mungoi gjatë zhvillimeve të seminarit me temën “Marketingu i bazuar në vlera” .