UBT në “Java inovative makro-rajonale”, në Trieshtë

28/09/2016

Veli Hoti, si përfaqësues i UBT-së, ku edhe ligjëron për të Drejtat Pronësore Intelektuale, po merr pjesë në “Macro-Regional Innovation Week” (Java inovative makro-rajonale) në Trieshtë, organizuar nga Komisioni Evropian – Joint Research Centre (Qendra e Përbashkët Hulumtuese).

Përfaqësuesi i UBT-së në këtë organizim të dobishëm për inovacion, Hoti, ka thënë se kolegji UBT është duke i bërë përgatitjet e fundit për themelimin e Zyrës së Transferit të Teknologjisë, që do të jetë një pëparim në fushën e hulumtimeve shkencore dhe inovative.