UBT mori pjesë në konferencën vjetore të Asociacionit Evropian për Edukim Arkitektural (EAAE)

01/09/2021

UBT përmes Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor ishte pjesëmarrëse në konferencën vjetore dhe asamblenë e përgjithshme të Asociacionit Evropian për Edukim Arkitekturial – EAAE (European Association for Architectural Education).

 

Në këtë konferencë e cila u mbajt në Pragë të Republikës Çeke në formë hibride (fizikisht dhe virtualisht), dekani i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, prof.dr Lulzim Beqiri, ka prezantuar Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, duke shtjelluar më shumë rreth punës dhe angazhimit që i gjithë fakulteti dhe institucioni është duke bërë për edukimin dhe nxjerrjen e profesionistëve të rinj në fushën e arkitekturës.

 

Ndër të tjera, kjo konferencë prodhoi debat dhe prezantime mbi projektet dhe punën një vjeçare të Asociacionit Evropian për Edukim Arkitektural (EAAE), si dhe trajtoi tema me interes për transformimin e Edukimit Arkitektural, Urban, Planifikimit Urban dhe Planifikimit Hapësinor.

 

Në këtë konferencë, pjesëmarrës ishin rektorë të universiteteve dhe dekan të fakulteteve të arkitekturës nga tërë Evropa dhe më gjerë, që janë anëtarë të përhershëm dhe të asocuar të Asociacionit Evropian për Edukim Arkitektural (EAAE).