UBT mori pjesë në takimin e nëntë të progresit të projektit GEOBIZ

25/03/2022

Është mbajtur takimi i nëntë i progresit të projektit GEOBIZ, në kuadër të programit dhe projektit Erasmus+ Ka2 për ngritjen e kapaciteteve në fushën e arsimit të lartë, e ku morën pjesë edhe përfaqësues nga UBT.

 

Në këtë takim, UBT u përfaqësua nga profesorët: Tomor Çela, Hazir Çadraku dhe Edon Maliqi, nga ku së bashku me universitete tjera partnere të programit diskutuan për implementimin e kurrikulës GEOBIZ dhe planin e mëtutjeshëm të programit, si dhe për të mësuarit bazuar në probleme të drejtuara nga biznesi për përsosmërinë e akademikëve në gjeoinformatikë.

 

Në këtë takim, u diskutua edhe për progresin e arritur të këtij projekti, teksa u fol edhe për mundësinë e organizimit të workshop-eve që ndërlidhin biznesin me akademinë.

 

Vendi mikpritës i këtij takimi ishte Podgorica, konkretisht Fakulteti i Filozofisë i Universitetit të Malit të Zi.